Deputete qesharakae dhe karagjoze qe ne kulmin e percarjes se PD vazhdojne talljen neper studio se kush eshte me kë. Askush nuk e vret mendjen nga keta tipa deputetesh qe per hesap te tyre e marrin rrogen ne fund te muajit. Per ta sot eshte primare se tek cili grup do ngrysem ne darke dhe tek cili grup do i gjeje mengjesi. Kane mbi 1 vit deputet dhe kurre nuk kane bere nje takim me ata qe i kane votuar, perjashto deputetin e Librazhdit, Lefter Geshtenja. Pune per ta quhet nje status me foto preshi apo mollesh si per te qare hallin e fermereve Lushnjare apo te ndonje vije uji perzjere me fekale.
Mbreme, deputeti i Lushnjes mes batutave ironike te Arjan Canit dhe pyetjeve ironike tallese te tij. kur u pyet se ne cilin grup ben pjese, ju pergjigj se, jo vetem une, por edhe 22 deputete te tjere nuk jane me kryetarin aktual, por me sekretarin aktual. Ky pra te dashur demokrate eshte halli i atyre qe ju i keni votuar dhe qe prej asaj dite nuk ua kane pare fytyren.
NDIQNI HUMORIN E ZI TE DEPUTETIT LUSHNJAR:
Pjesë nga biseda:
Çani: Kush ta dha idenë për t’u bërë deputet?
Korreshi: Idenë ma dhanë cunat e Lushnjës. Unë kam patur qef Bashkinë e Lushnjës.
Çani: Pse nuk kandidove?
Korreshi: Sepse nuk është një situatë e mirë këto kohë. Mua më ka thirrur Bardhi.
Çani: Je me Bardhin apo me Alibashën?
Korreshi: Me Gaz Bardhin.
Çani: Hendeku mes Bardhit dhe Alibeajt?
Korreshi: Është reale ndarja.Jemi shumë deputetë që mendojmë ndryshe nga Alibeaj. Bardhi ka bërë denoncime pafund. Mendoj se jemi 25 deputetë me Alibeajn, nga këta 22 janë me Gaz Bardhin. Bardhi ka dhënë disa zgjedhje optimale.