Bota

Papa Françesku në gjendje të rëndë shëndetësore?

KAON

Dhjetra kamera dhe gazetarë janë vendosur jashtë Spitalit Universitar Katolik Agostino Gemelli të Romës, ku po trajtohet Papa Françesku.

Ky shqetësim i gazetarëve dhe qytetarëve ka ardhur pas lajmit të bërë publik për mediat ditën e djeshme nga Vatikani se Papa Françesku është shtruar në spital duke mos dhënë më tepër detaje.

Në fillim të vitit 2000, Papa iu nënshtrua një operacioni për heqjen e një pjese të njërës mushkëri, ndërsa në korrik 2021, në të njëjtin spital, iu nënshtrua një operacioni në zorrën e trashë.

Në të njëjtën kohë, Vatikani nënvizon se Françesku vuan nga bronkiti kronik, me problem astme dhe se ka nisur të trajtohet me antibiotikë.


 

Gjendja e tij shëndetësore, e cila ndoshta u përkeqësua për shkak të punës së tepërt, është “gradualisht duke u përmirësuar dhe trajtimet e përshkruara po vazhdojnë. Sot pas mëngjesit, ai lexoi disa gazeta dhe rifilloi punën”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Selisë së Shenjtë Matteo Bruni.

Pas audiencës së të mërkurës në Vatikan, Papa Françesku ndjeu gulçim të rëndë dhe më pas u dërgua në spital për të bërë analizat e nevojshme.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?