Aktualitet

Rama: E papranueshme që 32% e njerëzve në ndërtim marrin pagë minimale

KAON

Kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë një takimi me punonjës të një kompanie ndërtimi në Tiranë është shprehur se është e papranueshme që 32 % e e 53 mijë njerëzve në këtë sektor të marrin rrogë minimale. Rama ka thënë se kjo nuk do të tolerohet më nga qeveria.

“32 për qind e 53 mijë njerëzve, marrin pagë minimale. Si mund të pranohet kjo? Ky nuk është më një shpërblim i një krahu pune që bën të mundura fitimet më të mëdha dhe më sistematike për kompanitë shqiptare, por ky është shfrytëzim i punonjësve deri në caqet e mbijetesës dhe këtë nuk kemi për ta toleruar më, është e papranueshme”, tha Rama.


Gjatë fjalës së tij, Rama ka folur dhe për efektet e pagave të padeklaruara në pensione.

“Ajo paga që merret në të zezë është grabitja e pensionit dhe e asistencës shëndetësore në rast nevoje. Deri tek 50 mijë Lekshi i ri, shteti nuk merr taksë. Këtu nuk është fjala për taksa, por për vetë ata që marrin pagat për punonjësit të cilët zhvishen nga e drejta për të pasur një pension të denjë dhe pastaj dëgjojmë ankesat e tyre se pse nuk rriten pensionet”, shtoi Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?