PD: Dënojmë me forcë sulmin ndaj Top Channel dhe vrasjen e rojes, të zbardhet urgjentisht
Partia Demokratike dënon sulmin me armë ndaj televizionit kombëtar Top Channel, pak pas mesnate, ku për pasojë mbeti i vrarë roja si sigurisë Pal Kola. Kryetari në detyrë, Enkelejd Alibeaj u bën thirrje autoriteteve ta zbardhin urgjentisht sulmin.
“Sulmi me armë ndaj televizionit kombëtar, Top Channel dhe vrasja e rojës së sigurisë është një ngjarje e rëndë dhe akt kriminal të cilin e dënoj me forcë. Ngushëllimet e mia për familjen e punonjësit të sigurisë Pal Kola, që humbi jetën në këtë ngjarje të rëndë.
Sulmi i mbrëmshëm është një sulm ndaj medias, fjalës së lirë, por është dhe një sulm i rëndë ndaj sigurisë publike në vend.
Në emër të PD bëj thirrje organeve ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht ngjarjen dhe autorët të vihen para drejtësisë. Mbështetje dhe solidaritet për stafin e Top Channel”, shkruan ai.
