Mjekët e “Shefqet Ndroqit” kryejnë me sukses ndërhyrjen dhe i shpëtojnë jetën 47-vjeçarit
Një ndërhyrje e shkallës së lartë të vështirësisë, është kryer në ekipi i Kirurgjisë Torakale në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga operacioni, teksa shkruan se nga ndërhyrja mjekët kanë arritur t’i shpëtojnë jetën Alfred Likës 47 vjeç.
Rama ka uruar Prof. Asc. Fatmir Çaushi, Dr. Ilir Skenduli, Dr. Eljana Shima, Dr. Alban Hatibi dhe infermieret Manushaqe Osma, Valbona Bulku, Mirjeta Almeta për realizimin e kësaj ndërhyrje.
Postimi i plotë i Ramës:
Një ndërhyrje e shkallës së lartë të vështirësisë, ndërhyrje që kryhen në klinikat më të mira europiane, u realizua me sukses nga ekipi i Kirurgjisë Torakale në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”
Pas ekzaminimeve të thelluara, ku u diagnostikua me Germ Cell-Tumor Seminomatoz i stadit të IV, që është një tumor i rrallë dhe konsultave me mjekë pneumologë, kirurgë torakalë, imazheristë dhe mjekë onkologë, pacienti Alfred Lika, 47-vjeçar i’u nënshtrua interventit me anë të një torakotomie për heqjen totale të tumorit
Urime ekipit ne Prof. Asc. Fatmir Çaushi, Dr. Ilir Skenduli, Dr. Eljana Shima, Dr. Alban Hatibi dhe infermieret Manushaqe Osma, Valbona Bulku, Mirjeta Almeta.


