Roland Bejko zyrtarisht kandidat i PD për Bashkinë e Tiranës

Aktualitet Politike

Roland Bejko është konfirmuar se do të jetë kandidati i Partisë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj për Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet e 14 majit. Ky vendim është marrë pak më parë në mbledhjes e Kryesisë së PD.

Bejko u zgjodh me shumicë votash nga Kryesia e kësaj force politike, përballë Jonila Godoles, ku kjo e fundit do të kryesojë listën për këshillat bashkiakë.

Kujtojmë se deri më tani, janë 3 kandidatë për bashkinë më të madhe të vendit, kryebashkiaku Erion Veliaj, kandidati i grupimit të Sali Berishës, Belind Këlliçi dhe kandidati i PD-së, Roland Bejko.

Kandidatët e publikuar deri tani nga PD e Alibeajt, janë 17:

Mallakastër- Agron Kapllanaj

Poliçan – Florian Qamo

Kuçovë – Ilirjan Koxhaj

Kamëz – Bilbil Bajraktari

Lezhë – Sandër Marku

Krujë – Sabah Sheta

Dibër – Naim Gazidede

Kurbin- Genc Doçi

Dimal- Dritan Sula

Patos- Pranvera Rizai

Vaut i Dejës- Klomentina Drini

Fier -Eriselda Zotaj Çelaj

Librazhd -Bujar Vreto

Vorë- Ibrahim Bruka

Korçë -Gjergji Gjata

Sarandë- Skënder Muço

Mirditë Mark Ruçi

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?