Rama ndan foto me Kurtin nga Tirana, zbulon detajet nga takimi

Politike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto me Albin Kurtin, ndërsa shprehet se gjatë drekës së sotme ku diskutuan me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.

Sipas Ramës, të dy kanë rënë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor.

Nga marrëveshja e Ohrit dhe “dakordësia”, Rama ndan foto me Kurtin nga  Tirana, zbulon detajet nga takimi – Balkanweb.com – News24

“Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.


 

I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë.

Ramë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor”, shprehet Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?