Edi Rama ishte direkt, duke shfaqur “real politik” në debatin në “Chatham House” kur erdhi puna të fliste për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Edhe njëherë kryeministri shqiptar theksoi se BE është treguar hipokrite me Shqipërinë kur vjen puna tek anëtarësimi i vendit. As BE vetë tha Rama nuk e di se çdo të ndodhë nesër.
Kryeministri tregoi para panelit se fenomene të ndryshme ndodhin në shtetet e BE me titujt bombastikë për shqiptarë me shtëpi bari, kur grupet kriminale kishin mes tyre hollandezë, belgë, marokenë e ndoca dy shqiptarë që i ruanin këto shtëpi. Për të bërë tituj bombastikë me shqiptare e për të thënë: kujdes se po vijnë gangot.
Apo si rasti i Britanisë me varkat, kur Rama i tha auditorit se narrativa e ngritur të kujton Ragnar Lodbruk dhe vikingët e tij që duan të pushtojnë Anglinë. Kështu, sipas kryeministrit flitet për shqiptarët duke treguar indirekt se ka ndjekur serialin “Vikingët” në Netflix.
Ndërkohë që duke iu kthyer BE, Rama tregoi se nuk e di se kur Shqipëria do të hyjë në BE. Por në vend po punohet për të bërë detyrat e shtëpisë, e për të qenë gati.
– Dua tju pyes për shpresat për tu bashkuar me BE. Si janë gjërat?
Rama: E? Kur mendoj unë se do të bashkohemi me BE? Ju po më kërkoni të parashikoj të ardhmen, që është e pamundur sepse edhe vetë BE nuk e di. Askush nuk e di. Po dëgjoni, pjesa më e thjeshtë e kësaj është se ne duhet të bëjmë detyrat tona të shtëpisë. A po filmohet këtu sepse dua ta di?
– Po po, biseda po filmohet. Eshtë live tani, po…
Pra çpo them unë tani është publike.
– Po.
Rama: Duhet të ma thoshit më parë këtë.
– Po e thamë më parë. Shpjeguam që Chatham House është direkt.
Rama: Eshtë pak e cuditshme. Cfarë po ndodh me Britaninë Sir Stjuart? Dini gjë? Po ndryshoni çdo gjë jo për mirë mendoj.
– Kjo është absolutisht e qëndrueshme për Chatham House. Eventet janë publike.
Rama: Po pse quhet atëherë Chatham House?
– Quhet Chatham House sepse ndërtesa quhet Chatham House.
Rama: A është emri i ndërtesës. Hoteli im është Scotland Yard por unë nuk jam në Scotland Yard. Ishte mikpritja.
– Por ne nuk jemi në një hotel. Po kthehemi tek cëstja e të ardhmes, dhe tek bërja e detyrave të shtëpisë.
Rama: Po duhet të bëjmë detyrat jo për ti bërë qefin Berlinit, Parisit apo Brukselit por sepse këto detyra janë fondamentale për të bërë Shqipërinë më moderne dhe të funksionojë demokracia. Me institucione që punojnë për njerëzit, që punojnë për interesin kombëtar dhe që punojnë për Shqipërinë në skenën ndërkombëtare. Kjo do të thotë të kemi ndarjen e pushteteve në realitet dhe jo vetëm në fjalë dhe të kemi një sistem gjyqësor të pavarur dhe profesional dhe gjithcka tjetër të jetë definuar shumë mirë dhe ti korrespondojë 4000 ligjeve apo reformave që duhet të adaptojmë. Kjo do ta bëjë Shqipërinë një demokraci funksionale moderne. Tani, a do ta bëjë Shqipërinë një vend anëtar? Nuk e di. Kush e di se cdo të bëjë në të ardhmen BE. Kemi parë një BE që ka qenë absolutisht hipokrite me ne sepse ne i kemi bërë detyrat por nuk ishte e mjaftueshme sepse ata kishin problemet e tyre dhe BE është – nuk dua të tingëlloj si Brexit sepse nuk jam i tillë – por BE është një Federatë egosh që ndonjëherë nuk korrespondojnë me njëri tjetrin. ka 27 zgjedhje nacionale, ka 27 zgjedhje lokale, 27 zgjedhje evropiane, 27…nuk e di dhe nuk janë në të njëjtën ditë. Dhe ne kemi mësuar të lexojmë BE si do thoni ju? Duke parë zgjedhjet. Pra nuk ka rëndësi nëse kemi bërë detyrat e shtëpisë. Nuk ka rëndësi nëse Komisioni Evropian që vendos teknikisht dhe jo politikisht, objektivisht dhe jo subjektivisht sesa shumë ky vend ka bërë, për të thene: po, ata kanë bërë detyrën e tyre ndaj ata e meritojnë të hapen bisedimet sepse gjatë rrugës ka zgjedhje në Hollandë.
Kështu që kur ka zgjedhje në Hollandë, që ta them Hollanda tani na do ne, por në atë kohë, atëherë duhet të merreshim me të njëjtën retorikë që po përballemi në këto kohë me Britaninë. Për arsye të tjera. Shqiptarët. Dhe ka pasur tituj: një tjetër rrjet gangosh shqiptar u çmontua. Dhe kur lexon artikullin sheh se ka të bëjë me hollandezë, belgë, marokenë dhe nja dy shqiptarë që ruajnë këtë shtëpi bari. Por gangot shqiptarë ti i sheh në titull. Sepse ishte e rëndësishme të ndërtosh narrativën e një armiku te dera dhe tu tregosh votuesve: mbroni vendin tuaj nga këta. Dhe kjo ka bërë që këta njerëzit me barka janë transformuar në narrativë si Ragnar Lodbrok me vikingët e tij po vijnë nga tunelet franceze të ripushtojnë Anglinë Lindore. Por nuk është kjo. Më në fund ne kemi arritur në pikën kur vendet anëtare kanë rënë dakord dhe ne hapëm bisedimet për anëtarësim. Lufta në Ukrainë solli në vëmendje BE termat e Gjeopolitikës…thoshin ata gjeopolitike, gjeopolitikë por në terma konkretë nuk morën asnjëherë ndonjë vendim gjeopolitik në kohë, kur erdhi puna te ne për shkak të këtyre që thashë.
Tani është ndryshe. Tani janë zgjuar. Kuptojnë se nuk mund të lënë Ballkanin jashtë dizenjimit të përgjithshëm. Por sa do të zgjasë kjo? Sa do të ndryshojnë gjërat? Ne nuk e dimë. Ajo që lutemi është që BE të qëndrojë aty derisa ne të përmbushim detyrat e shtëpisë. Më pas është problemi i tyre. Ne duam të jemi një shtet me demokraci moderne funksionale për gjeneratat tona të ardhshme. Dhe kjo është një gjë që mund ta bëjmë duke vendosur gjithë përpjekjet tona dhe duke pasur BE në krahun tonë. Se pa BE nuk mund ta bësh këtë. Nuk mund ta shpikësh. Eshtë një know – how që është ndërtuar në shumë vite. Këto janë hapa që nuk mund ti shpikësh. Dhe mungesa e traditës që e përmenda më parë që nuk është vetëm e jona por e gjithë ballkanit mund të zëvendësohet vetëm në bazë të këtij knoë-hoë. Ndaj BE është kaq e çmuar.