Ahmetaj nën hetim nga SPAK për tre vepra penale
Ish-ministri socialist Arben Ahmetaj është duke u hetuar nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ndaj Ahmetajt, tashmë SPAK po kryen hetime për tre vepra penale, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion.
SPAK ka marrë në pyetje edhe ish-bashkëshorten e Ahmetajt, e cila ka deklaruar se ka në pronësi vetëm një shtëpi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por jo vilë.
Ky zhvillim vjen pas kontrolleve të befasishme që agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zhvilluan në banesën e bashkëshortes së Ahmetajt në Gjirin e Lalëzit.
Total 0 Votes
0
0
