Disa prej tyre kanë aplikuar sipas dëshirës për më shumë se një stadium. Kryeministri Rama thotë se një pjesë e konsiderueshme e këtyre studiove janë me prestigj të lartë në skenën bashkëkohore të arkitekturës.
Me mbylljen e garës ndërkombëtare për këto tre vepra futbollistike, kanë dalë nëntë finalistët që do të konkurrojnë në tre garat e fillim-majit në qytetet respektive.
“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë e përmbylljes me sukses të fazës së parë të garës ndërkombëtare për 3 stadiumet e reja në Durrës, Vlorë, Korçë, ku nga 86 aplikimet e 41 studiove (studiot kanë aplikuar sipas dëshirës për 1, 2 apo 3 finale), mes të cilave një pjesë e konsiderueshme me prestigj të lartë në skenën bashkëkohore të arkitekturës, kanë dalë nëntë finalistët që do të konkurojnë në tre garat e fillim-majit në qytetet respektive, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Edi Rama.