Bardhi është pjesë e grupit që mbështet Enkelejd Alibeaj dhe me vendimin e sotëm të KAS, Partia Demokratike do të regjistrohet në zgjedhje me kryetar të komanduar. Pengesa për firmën e e Bashës është rrëzuar dhe në fletën e votimit do te jetë PD dhe emri Alibeajt.
“Nuk ke nevojë të strehohesh në Partinë e Ilir Metës, ke në dispozicion Partinë Demokratike. Ne po i shtrimë dorën, po i themi ke partinë tënde. Nuk ka rëndësi se kush del në fushatë në krye të partisë, për mua ka rëndësi të dalë në krye të fushatës kandidati”, u shpreh Gazment Bardhi.
Më tej, ai tha se nëse Belind Këlliçi dëshiron të marrë në fushatën për Tiranën dhe ish-kryeministrin Berisha, është i hapur ta bëjë këtë. “Ka nevojë ky kandidati për zotin Berisha?! Ta marrë zotin Berisha”, vijoi Gazment Bardhi.