Mbahet sot në Tiranë takimi i radhës i Këshillit të Stabilizim- Asociimit mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.
Ka qenë kryeministri Edi Rama i cili ka ndarë disa pamje nga pritja e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell Fontelles si dhe Komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi.
Kjo është mbledhja e dymbëdhjetë midis BE-së dhe Shqipërisë për Këshillin e Stabilizim-Asociimit.
Pas mbledhjes së Këshillit, kryeministri Rama, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell Fontelles si dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.
STATUSI I BORELL:
Gëzohem që e nis ditën time në Tiranë ku do të mbajmë Këshillin e Stabilizim-Asociimit me Kryeministrin
@ediramaal- historikisht për herë të parë në Shqipëri. Kjo pasqyron angazhimin e qartë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe vlerësimin për orientimin e saj strategjik edhe në politikën e jashtme.