Në krah tij, Anna Shkreli tregon njohjen me Belind Këlliçin

Aktualitet
Anna Shkreli, e fejuara e kandidatit të Opozitës për Bashkinë e Tiranës, në një rrëfim në studion e Adi Krastës, në Syri televizion, tregoi se si është njohur me Belindin.

 

Anna tha se fillimisht janë parë në një lokal në Tiranë, kanë biseduar dhe më tej kanë qenë disa takime që i kanë afruar dhe bërë bashkë.

Takime jo vetëm në Tiranë, por edhe në Itali ku Anna ka studiuar. Një nga surprizat që Belindi ka bërë, ishte kur i shkoi në qytetin ku Anna po kryente universitetin, pa e lajmëruar.

Kjo është hera e parë që Anna shfaqet në një intervistë me Belindin. Ajo pohoi se gjendet aty, për shkak se i beson Belindit dhe planit që ai ka për Bashkinë e Tiranës.


Shkreli u shpreh e shqetësuar për ndryshimet që kanë ndodhur në qytet, duke sjellë humbjen e identitetit. E pyetur nga Krasta për qëndrimin e saj për prishjen e Teatrit, kundërshtimin e saj, Anna tha se kjo ka qene zgjedhja e saj, bazuar mbi dashurinë për qytetin, për trashëgiminë e tij.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?