E dënuar me 8 vite burg për korrupsion, arratiset ish-ministrja

Bota

Ministria e Jashtme e Ekuadorit njoftoi se një ish-ministre e dënuar për korrupsion që kishte kërkuar azil në ambasadën argjentinase në Quito, është arratisur.

Ministri i Jashtëm i Argjentinës, Santiago Cafiero informoi homologun e tij ekuadorian, Juan Carlos Holguin se “zonja Maria Duarte është arratisur nga ambasada argjentinase në Quito”.

Ambasadori argjentinas Gabriel Fuchs u thirr menjëherë nga diplomacia ekuadoriane për të dhënë shpjegime në lidhje me arratisjen e Duarte, e cila ishte strehuar në ambasadën argjentinase në Quito në gusht 2020.

Duarte ishte dënuar me 8 vite burg për korrupsion.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?