Me 3 kg heroinë dhe para në makinë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Francë

Bota

Një shofer shqiptar u arrestua në Vénissieux të Francës me tre kilogramë heroinë dhe një shumë të madhe parash.

Të premten, më 10 mars, skuadra e krimeve kreu kontrolle në zonën e Vénissieux, ku është kontrolluar edhe 32-vjeçari.

Në automjetin e tij agjentët gjetën 3 kg heroinë dhe 6000 euro cash. Burri u arrestua dhe u dërgua në paraburgim. Sipas informacioneve, shqiptari mund të ketë ardhur nga Holanda apo Belgjika.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?