Zbulohen emrat e kandidatëve të PS për Vlorën dhe Sarandën

Aktualitet Politike

Ermal Dredha dhe Olti Çaçi janë dy kandidatët e Partisë Socialiste për Vlorën dhe Sarandën. Newsbomb.al mëson se dy emrat e mësipërm kanë marrë “dritën jeshile” pas diskutimeve në strukturat e partisë dhe në ditët në vijim do të njoftohen dhe publikisht si kandidat të PS.

Dredha dhe Çaçi janë dy kandidatët e parë nga radhët e socialistëve që janë konfirmuar për lokalet e 14 Majit. Ndërkohë, demokratët nga ana tjetër e kanë nisur këtë proces shumë më herët, ma kandidatët e primareve të Berishës dhe ata të Alibeajt.

Newsbomb.al raporton se Ermal Dredha është një diplomat karriere i Shqipërisë dhe ka shprehur dëshirën për të drejtuar Vlorën, qytet i drejtuar më herët nga babai i tij. Ai është djali i Neki Dredhës, ish-kryebashkiak i Vlorës në vitin 2000.

Pas vitesh në diplomaci, Ermal Dredha do të rikthehet në vendlindje, për të garuar nën siglën e Partisë Socialiste dhe për të vazhduar transformimin e qytetit bregdetar.

Ndërkohë, emri i dytë është Oltion (Olti) Çaçi, një biznesmen dhe sipërmarrës i suksesshëm në fushën e hotelerisë. Newsbomb.al mëson se dhe Çaçi ka marrë besimin e strukturave të PS për të garuar për Bashkinë e Sarandës.


Aktualisht, kjo bashki drejtohet nga socialisti Adrian Gurma, i cili mesa duket nuk e ka bindur kryeministrin Edi Rama për të garuar dhe për një mandat tjetër. Ndryshe nga Vlora ku Dritan Leli njoftoi se nuk do përfshihet në zgjedhje, por do t’i kthehet profesionit të mjekut.

Oltion Çaçi është administratori i Hotel Floëer, një investim i suksesshëm që nga pushuesit njihet dhe si “Lulja e Golemit”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?