E hënë, 27 Mars, 2023

Tabaku: Nuk është e drejtë që kandidatët si Igli Cara të dalin me logo të partive të tjera

Aktualitet Politike

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për zgjedhjet më 14 Maj.

Ajo tha se çdo kandidat ka të drejtë që të përfaqësohet në zgjedhjet e 14 Majit, me siglën e PD, teksa përmendi rastin e demokratit Igli Cara.

“Që nga shtatori kam thënë që PD duhet të jetë bashkë. 3 marsi ka qenë ditë rutinë, pasi nuk i jep zgjidhje një vendim gjykate situatës. Është e pandershme për këto 32 vite. Kam përgjegjësi të madhe politike. Çfarë i duhet një votuesi se çfarë ndodh në politikën e Tiranës? U duhet një kandidat. Ka gjëra më të rëndësishme se pushteti personal. A kemi në një ofertë para PS? Nuk mendoj se ka kandidatë më të mirë se në Durrës se Igli Cara. Nuk është e drejtë që Igli Cara të dalë me një sigël tjetër. Është deputet i kësaj partisë dhe i takon të përfaqësohet nga PD. Kjo kërkon zgjedhje politike dhe vendim politik.

Këtu nuk bëhet fjalë se kush do drejtojë fushatën elektorale. Sfidat që ka Shqipëria është liria e mediave. Kemi dhe raportin e BIRN për gjobat që marrin mediat dhe pagën minimale. Pakoja e madhe e Vitit të Ri, nuk do të zbatohet pasi financat nuk janë në gjendje të mirë”, tha Tabaku.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?