Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në Kongresin e parë të Shëndetësisë, ku vuri theksin te largimi i mjekëve jashtë vendit.
Rama tha se studenti i mjekësisë paguan 1/16-ën e kostos reale, pjesën e tjetër sipas tij e paguan shteti. Shefi i qeverisë tha se taksapaguesit shqiptarë nuk duhet të paguajnë për studentë që sa marrin diplomën largohen për punësim në Gjermani. Ai tha se kjo problematikë duhet të adresohet.
“Sot 1 student i mjekësisë paguan 1 të 16-ën e ksotos reale. Shteti dhe taksapaguesit nuk e bëjnë këtë që ditën që mbarojnë studimet dhe marrin diplomën e mjekut, ata të cilët financohen nga ky buxhet, të ikin dhe të shërbejnë në Gjermani.
Shteti shqiuptar nuk financon studimet për sistemin shëndetësor gjerman. Ky është një problem që shumë vende e kanë adresuar dhe ne ka ardhur koha ta adresojmë.
Nga ana tjketër është aspekti i edukimit, nuk mjafton të kesh kryer një shkollë dhe të kesh përmbushur detyrimet në aspektin teorik për t’u konsideruar një mjek, por duhet dhe p
Jo thjesht praktika e përditshme profesionale, por dhe ajo praktikë që farkëton njeriun dhe misionarin. Në këtë aspekt ka vend për reflektim përpara dhënies së diplomës. Pas kësaj vjen punësimi sipas meritës”, tha Rama.