Gajaset Rama: Berisha hedh poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me Alibeajn

Aktualitet Politike

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet i bindur se vulën e PD-së e humbi në gjykatë për shkak të ndërhyrjes së kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim. Ai thotë se ka fakte për këto akuza, por nuk paraqet asnjë të tillë.

I pytetur për mundësinë e bashkëpunimit me Grupin e Enkelejd Alibeajt, Berisha e hedh poshtë kategorikisht. Ai madje thotë se deputetët demokratë të mbetur nga grupi i Alibeajt, tashmë kanë një mundësi tjetër ta braktisin atë dhe ti bashkohen “Rithemelimit”.

“Unë ndikimin në ndërhyrjen brutale të Yuri Kim e kam denoncuar, përmes Erion Veliajt, ajo nuk e ka mohuar. Kam denoncuar pasi mora informacion të Kokonës, që nuk ishte Kokona, ishte Edi Rama. Vendimi ishte marrë, më shumë ishte garanci. Ky vendim iu tha një ambasadori, me presidentin e të cilit, Edi Rama ka një vëllazëri, se gjykata do i japë vulën Alibeajt.

Ne jemi në koalicion me Partinë e Lirisë, PL mbështet të gjithë kandidatët tanë me të gjithë potencialin e saj. Nga ana tjetër, PL do të garojë vetëm me anëtarë të këshillt bashkiak. Alibeaj është një peng i Edi Ramës, bashkë me Bashën, është absurde të mendoj se mund të bie unë dakord me ta. Ata tani kanë mundësi, e panë në mënyrë përfundimtare se çfarë janë të aftë të bëjnë pengjet Basha, Alibasha. Deputetët e PD kanë një shans tjetër të bëjnë një zgjedhje”, tha Berisha gjatë një interviste në emisionin “Opinion”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?