Inter merr një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Portos

Sport

Inter ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi në ndeshjen e parë të 1/16 ndaj Portos, duke fituar 1-0 në Champions League. Kërcënimi i parë serioz mbërrin në portën e portugezëve në minutën e 13-të, gjithsesi, Lautaro Martinez nuk shënon dot me kokë.

Porto provoi me Grujic në gjysmën e fraksionit, por goditja e tij nuk shkoi në rrjetë. Mbrojtësi i zikaltërve, Bastoni pati shansin e artë për të dërguar ekipin në dhomat e zhveshjes në avantazh, por portieri mysafir i mohoi këtë kënaqësi.

Dalja e Otavios me karton të kuq në minutën e 78-të komplikoi gjërat për ekipin e Conceicao, pasi pësuan gol në minutat e fundit nga Lukaku.

 

 

Manchester City nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1. Në pjesën e parë, “Qytetarët” iu falën golit të Riyad Mahrez në minutën e 27-të, asist i Gundogan. Vendasit vendosën ekuilibrat në pjeësën e dytë me Gvardiol (70’) dhe rezistuan deri në fund, duke lënë të hapur gjithçka për aktin e kthimit.

 

 

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?