Komandanti i KFOR tregon mesazhin për Serbinë: Kemi trupa mjaftueshëm për lirinë e Kosovës

Rajoni

Komandanti i KFOR-it, Angelo Ristuccia në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, ka thënë se ata e dinë saktë se çfarë po ndodh në terren. Ristuccia është shprehur dhe për një mesazh që i ka dhënë Serbisë.

“Më lejoni të sigurojë të gjithë popullatën në Kosovë, që ne kemi një kuptim të qartë të asaj se çfarë ndodh në, do të doja t’ua rikujtoja të gjithëve që ne kemi në terren intelegjencën e NATO-s, kemi 27 vende, 27 aleatë të NATO-s dhe 7 vende partnere të cilat janë plotësisht të zotuara që të na mbështesin në këtë fushë”.

“Pra, kemi një pasqyrë të qartë se çfarë po ndodh dhe ne bëjmë të gjitha mundimet për të kuptuar se çfarë po ndodh në terren”, është shprehur ai. Komandanti i KFOR foli edhe për zhvendosjen e FSK-së në veri, e që mund të bëhet sipas tij, vetëm me pëlqim të tij.

“Siç e thash qartë ua kam bërë me dije që jemi plotësisht të pajisur, kemi numra të mjaftueshëm, dhe të organizuar për t’u kujdesur për sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në tërë territorin e Kosovës.

FSK-ja mund të zhvendoset në veri me pëlqimin e komandantit të KFOR-it, ne plotësisht respektojmë nivelet e trajnimit dhe çfarë mund të bëjnë në fushën e shpëtimit në katastrofa me mjete të pashpërthyera dhe ato që kanë të bëjnë më hulumtim e shpëtim”, ka vijuar më tej komandanti i KFOR-it, Angelo Ristuccia.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?