Aktualitet

Gazetarja jep lajmin e bujshëm: Arben Ahmetaj ka ikur nga Shqipëria

Anduena Llabani | Gazeta Koha Jone

Gazetarja Anduena Llabani, gjatë diskutimit ka dhënë detaje në lidhje me largimin e ish-ministrit Ahmetaj jashtë Shqipërisë në vende ku pranohet edhe azili.

Llabani theksoi gjatë diskutimit se, edhe disa oligarkë kanë nisur ti bëjnë presion Edi Ramës që të mos preket Arben Ahmetaj.
‘Ti mendon se Arben Ahmetaj është njeri që nuk ka bërë gjëra duke ndihmuar njerëz me influencë në këtë vend? Sigurisht që po, dhe janë ata të parët që janë hedhur në terren. Do të shkojnë disa emra në prokurori, e nuk do të shkojë Arben Ahmetaj. Ai ka nisur tratativat dhe kohët e fundit ka të dhëna, që ka dalë jashtë vendit në ato vende që pranojnë dhe azile.


Të jesh e sigurtë që këta kanë edhe sigurinë që nuk do të bëhet asgjë. Ne kemi njerëz të cilët, janë me precedentë penalë, me para, që punojnë për pushtetin, që blejnë vota gjatë zgjedhjeve elektorale, të cilët njoftohen dy ditë para, që largohu ti bashkë me shokët e tu.

Ne po flasim për njerëz që kanë influencë, që për shumë faktorë të rëndësishëm në këtë vend, edhe nga ata oligarkë pranë Ramës, që janë hedhur në mbrojtje, që Arben Ahmetajt ti garantohet një pafajësi juridike dhe largimi i tij nga vendi’, tha Anduena Llaban

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?