Shqipëria dhe Mali i Zi të hënën mbledhje të përbashkët, ja axhenda

Aktualitet Politike

Ditën e hënë pritet të mbahet për herë të parë një mbledhje e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi.

Mësohet se mbledhja do të mbahet në Mal të Zi, në ndërtesën e Akademisë Malazeze të Shkencave dhe Arteve.

Gjatë kësaj mbledhje do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat janë me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.

Pas nënshkrimit të dokumenteve të përbashkëta planifikohet të mbahet konferenca për shtyp e Kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazovic dhe Kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?