Nuk fitoi në “Primaret” e Berishës, mjeku kalon me grupin e Alibeajt

Politike

Edhe në qytetin e Korçës duket se do të ketë dy kandidatë për kryetar bashkie nga radhët e Partisë Demokratike.

Është mjeku Gjergji Gjata, i cili është konfirmuar sot si kandidat i grupit të Alibeajt, apo ajo që quhet PD-ja zyrtare.

Gjata garoi pak kohë më parë në Primaret” e Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, por nuk arriti të fitojë. Ai mori 426 vota, ndërsa fituese u shpall Ledina Alolli me 628 vota.

Sakaq, Partia Socialiste ende nuk e ka konfirmuar nëse do të rikandidojë Sotiraq Filon për një mandat tjetër në krye të Bashkisë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?