Një grup deputetësh të Partisë Socialiste kanë kërkuar përjashtimin me 10 ditë të gjashtë deputetëve të PD-së, për të cilët thuhet se shkaktuan zhurmë dhe kaos në seancën e kaluar.
Bëhet fjalë për deputetët: Elda Hoti, Sorina Koti, Lindita Metaliaj, Oerd Bylykbashi, Gerta Bardeli dhe Edmond Spaho.
Sipas PS-së këta deputetë kanë bllokuar foltoren dhe nuk kanë lejuar që të zhvillohet normalisht seanca në Kuvend.
Ndërkohë për Spahon është kërkuar të përjashtohet 20 ditë. Ai u bë protagonist duke i rënë bilbilit me orë të tëra gjatë kohës që zhvillohej seanca plenare e ditës së enjte.
Total 0 Votes
0
0