Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar Kosovën në 15 vjetorin e pavarësisë.
Përmes një postimi në “Facebook”Meta shkruan se në pak vite Kosova u kthye në një shembull frymëzimi për Shqipërinë dhe rajonin.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë e dashur!
Ndajmë krenarinë e përparimit të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat dhe elementët shtetndërtues duke u kthyer në vetëm pak vite një shembull frymëzues për Shqipërinë dhe rajonin!
Urimet më të përzemërta!”, shkruan Meta.
Total 0 Votes
0
0