Rama publikon pamjet 3D, ja si do të duket Teatri i Kukullave
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga Teatri i Kukullave dhe Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ndan pamjet 3D, ku tregon sesi do të duket Tearti i Kukullave.
“MIRËMËNGJES ja si do të jetë Teatri i Kukullave dhe Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë
” shkruan Rama.
Qendra e re Kombëtare e Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave, me sipërfaqe rreth 5500 m2, është projekti më i ri, i parashikuar të ndërtohet përgjatë 2 viteve.
Projekti synon krijimin e 5500 m2 sipërfaqe të shfrytëzueshme për aktivitete social-kulturore, ku përfshihen sipërfaqe skenike, performuese, klasa aktrimi, kërcimi, muzikë, pikturë, skulpturë etj, si dhe ambiente ndihmëse për sallën e teatrit, punishte për skenografinë, kostumografinë, krijimin e kukullave, garderobë, ambiente teknike, etj.

