AktualitetPolitike

Felaj: Mocioni me debat dhe interpelanca me Ramën, ja kur do mbahet

KAON

Mazhoranca ka vendosur që kërkesa e opozitës për mocion me debat, interpelancë urgjente me kryeministrin dhe pyetje-përgjigje për “çështjen”  McGonigal, do të mbahet me datë 2 mars.

“Mocioni me debat së bashku me kërkesën për interpelancën urgjente dhe pyetjet e deputetëve do të mbahet me 2 mars dhe do të keni të keni mundësi të gjithë të flisni sipas rregullores”, tha Ermonela Felaj, duke theksuar se çështjet do të jenë të bashkuara në një seancë.

Ndërkohë opozita nuk e ka pritur mirë bashkimin në një seancë të tre kërkesave të tyre.

“Na lejoni të debatojmë për çështje që kemi bërë kërkesa. Meqë i keni mbledhur bashkë , grupojini në një seancë. Le të mblidhet Konferenca e Kryetarëve”, tha deputetja Tabaku.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?