AktualitetPolitike

Opozita do të protestojë para Parlamentit, Rama do mbajë konferencë për mediat me kryeministrin e Bavarisë

KAON

Ndërsa opozita ka njoftuar se ditën e sotme se do të mbajë një tjetër protestë përpara Parlamentit pasi të nisë seanca plenare, kreu i qeverisë Edi Rama ka bërë me dije se në orën 17:00 do të presë në vizitë zyrtare në Tiranë homologun e tij bavarez.

Rama ka njoftuar se pikërisht në orën kur do të nisë seanca dhe protesta e opozitës, do të mbajë një konferencë për mediat, së bashku me kryeministrin e Bavarisë, Markus Söder.

Kujtojmë se opozita zhvilloi një tjetër protestë ditën e shtunë para kryeministrisë, e cila zgjati për rreth 2 orë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?