Bota

SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar shpallin “non-grata” të tjera

KAON

Zyrtarë të lartë në Bullgari janë shpallur “non-grata” nga Departamenti i Thesarit në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e jep vetë Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Në reagimin e tij në Twitter, të shpërndarë dhe nga ambasadorja në Tiranë Yuri Kim, thuhet se “subjektet e profilit të lartë” janë përfshirë në korrupsion të gjerë.

Megjithatë, deri tani nuk ka emra. Kjo lëvizje e amerikanëve vjen në koordinim me partnerët në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas Blinken, Amerika qëndron e palëkundur në luftën kundër korrupsionit që minon institucionet demokratike.

“Ne jemi të palëkundur në luftën kundër korrupsionit sistemik, i cili minon institucionet demokratike. Departamenti i Thesarit, në koordinim me partnerët tanë në Mbretërinë e Bashkuar, sanksionuan sot disa individë dhe subjekte të profilit të lartë bullgarë për përfshirjen e tyre të gjerë në korrupsionin në Bullgari”, shkruan Sekretari Amerikan i Shtetit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?