Rama publikon projektin për transformimin e Institutit të Shëndetit Publik
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga projekti i ri për transformimin e Institutit të Shëndetit Publik.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, Rama krah pamjeve të publikuara shkruan se me njësinë e re të laboratorëve dhe korpusin modern, do të garantohet një standard i ri shërbimi.
“MIRËMËNGJES
dhe me projektin e ri për transformimin e Institutit të Shëndetit Publik, me njësinë e re të laboratorëve dhe korpusin modern, që do të garantojë një standard krejt të ri shërbimi në një prej institucioneve më të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Total 0 Votes
0
0

