Bota

‘Ishte shef trap, kur të fuste në zyrë, të bënte për dush”.

CNN ka hetuar edhe më tej çështjen e Charles McGonigal, dikur zyrtari më i lartë i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, i cili është paditur për shitjen e aksesit tek zyrtarët rusë dhe shqiptarë në këmbim të qindra mijërave dollarëve. Në artikullin e CNN janë marrë në pyetje disa vartës të tij për të zbuluar më shumë për sjelljen e tij. Sipas tyre, McGonigal ishte i pasjellshëm por nuk ua kishte lënë përshtypjen që mund të ishte i korruptuar.

PJESË NGA ARTIKULLI I CNN:

“Luatje temperamenti”

Nuk është e qartë saktësisht se çfarë e inicioi hetimin e FBI-së se një nga agjentët e saj të kundërzbulimit mund të kishte kaluar vijën e kuqe. Në prapaskenë, pa u ndjerë, FBI ka hetuar McGonigal për vite, thanë njerëzit e informuar për këtë çështje, duke përfshirë vëzhgimin e tij për muaj të tërë. Peter Lapp, i cili punoi për McGonigal në një rast spiunazhi të lidhur me Kinën dhe më pas u pushua nga puna prej tij, kujtoi për CNN se McGonigal kishte një temperament të keq dhe “u bërtiste” vartësve aq shpesh që zyra kishte një pseudonim për veshjet e poshtme: McGonigal Hotëash.

“Ai të bërtiste aq shumë sa të duhej të bëje dushin e dytë të ditës,”- tha Lapp. I pyetur nëse ai kishte ndonjë arsye për të dyshuar sjelljen e McGonigal, Lapp ishte i paqartë: Edhe kur e mendoj në retrospektivë, them prapë jo. Vetëm sepse është shef trap, nuk do të thotë se je i korruptuar.

Një tjetër ish-zyrtar i lartë ishte po aq i hapur kur u pyet nëse ata kishin patur ndonjëherë dyshime se McGonigal ishte i korruptuar.

“Absolutisht asnjëherë, kurrë.”

Mbi një javë më parë, FBI arrestoi ish-zyrtarin e lartë të kësaj strukture, Charles McGonigal. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal./Dosja.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?