Kupa e Italisë, Inter sfidon Atalantën
Të gjithë të apasionuarit pas futbollit italian do kenë mundësinë sonte të shijojnë një ndeshje mjaft të rëndësishme, teksa Inter sfidon Atalantën në shtëpi në orën 21.00, në çerekfinalen e Kupës së Italisë.
Sa i takon zgjedhjve të teknikut të ekipit nga Milano, Inzaghi ka preferuar Lukakun titullar, por jo shqiptarin Kristjan Asllani. Në krahun tjetër, Gasperini luan nga minuta e parë me Gjimshitin. Më poshtë keni titullarët.
INTER (3-5-2): Onana: Darmian, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Gosens; Lukaku, Lautaro. Trajneri: Simone Inzaghi.
ATALANTA (3-4-2-1) Musso; Toloi, Djimsiti, Scalvini; Hateboer, De Roon, Koopmeiners, Maehle; Pasaliç, Boga; Zapata. Trajneri: Gian Piero Gasperini.

