SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Çuçi flet për ish-agjentin e FBI-së: “Nuk ka asnjë sekret për McGonigal”

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka bërë me dije se gjatë mbledhjes së Këshillit të ministrave ditën e sotme u miratuan dy vendime të cilat kanë lidhje me rritjen e sigurisë në rajon por edhe me krijimin e lehtësirave për shtetasit e Ballkanit Perëndimor.

“Sot miratuam dy vendime të cilat lidhen me rritjen e sigurisë në rajon por edhe me krijimin e lehtësirave të lëvizjen e Ballkanit Perëndimor. I pari ka të bëjë me lëvizjen e shtetasve në Ballkan Perëndimor vetëm me kartën e identitetit. Është një marrëveshje që është nënshkruar në Berlin në nëntorin e vitit të kalaur dhe tani qeveria shqiptare e miraton që do të thotë me hyrjen në fuqi të këtij vendimi shtetsit e Ballkanit Perëndimor mund të vijnë në Shqipëri vetëm me kartën e identitetit.

Dhe i dyti ka tëbëjë me marrëveshjen e nënshkruar me Maqedoninë e Veriut lidhur me krijimin TaskForcave për të adresuar luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve. Sot miratuam vendimin e qeverisë. Është një marrëveshje që na sjell akoma dhe më afër me fqinjin tonë Maqedoninë e Veriut”, tha Çuçi.

Sa i përket çmontimit të kamerave në disa qytete të vendit, Çuçi tha se ështëështë mesazh pozitiv dhe se policia i ka dhënë një mesazh krimit.

“Lajmi është që po ndërhyjmë dhe kjo është gjë pozitive në luftën kundër krimit të organizuar. Ka pasur një lloj kamuflimi se sa i takon bizneseve është detyrim ligjor që të mbajë kamera që survejojnë ambientin. Duhet t’ia lamë ë këtë gjë të shkuarës dhe të shohim për këtë punë që po bën policia për të dhënë një tjetër mesazh krimit të organizuar dhe çdo shkelësi të ligjit s’ka hapësira për të krijuar një mjedis ku mund të veprojnë të lire”,  tha Çuçi.

Ndërsa, i pyetur lidhur me a ka pasur ndonjë takim mes tij dhe ish-agjentit të FBI-së, McGonigal, i cili është në hetim nga drejtësia amerikane, Çuçi tha se jo.

Ai sqaroi edhe marrëdhëniet që policia ka me FBI, ai u shpreh se raportet janë me institucionin dhe jo me persona të përveçëm. Sa i takon hyrje daljeve të McGonigal në Shqipëri, ministri tha se të dhënat janë në sistem dhe nuk ka asnjë sekret.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?