Fatmir Mediu takohet me kryetarin e Kongresit amerikan

Aktualitet

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kongresit Amerikan Kevin McCarthy.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Mediu përmes një postimi në Facebook, ku thotë se në fokus të bisedimeve ishte agresioni rus në Ukrainë, si edhe influencën negative të Kinës në Ballkan. Në këtë darkë ishte e pranishme edhe deputetja demokrate, Dhurata  Çupi.

“Washington DC

Takim me Kryetarin e Kongresit Amerikan Kevin McCarthy

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të brendshme

Gjatë darkës me Kongresmenin Pete Sessions me të cilin kam organizuar Forumin e Sigurisë “Si të kundërbalancojmë agresionin Rus në Ukrainë dhe influencën negative te Kinës në Ballkan” i cili do zhvillohet në dt 31 Janar në Kongresin Amerikan me përfaqësues nga 20 shtete të Europës Juglindore, ishte kënaqësi e vecantë të takoja me kryetarin e Kongresit të SHBA z. Kevin McCarthy. Në këtë darkë ishim së bashku me kolegen, deputeten e PD znj.Dhurata Cupi”, shkruan Mediu.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?