EMRAT/ Daja godet me thikë nipin në qendër të Shkodrës

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Sherri midis nipit (Bledar Troshani) dhe dajës së tij Zyhdi Shpejtimi në qendër të qytetit, pranë zyrave të Drejtorisë së Tatimeve ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Ka qenë 78-vjeçari që ka goditur disa herë me thikë nipin e tij 44-vjeçar duke e lënë të plagosur rëndë.

Pamje nga vendngjarja

Ai është dërguar me urgjencë  në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe ka arrestuar pak minuta pas ngjarjes autorin, Zyhdi Shpejtimi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?