Gjiknuri: Rama nuk ka lidhje me dosjen e arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së

Politike

Damian Gjiknuri: Në dritën e lajmeve që kanë dalë. Nisur nga faktet dhe cfarë kemi lexuar në atë dokument, që i thotë të gjitha për gjërat që ne na interesojnë. Kjo është një tymnajë e opozitës për të sfumuar këto ngjarje dhe fakte të reja që kanë dalë për 21 Janarin. Gjithmonë ngrihet një alibi. Por nuk ka krim më të rëndë sesa vrasja e qytetarëve të pafajshëm të  21 Janarit. Mendoj që drejtësia amerikane e kanë zbardhur. E para zyrtari në fjalë, shumë i lartë në SHBA, zyra më e rëndësishme e SHBA-së në Amerikë, në Nju Jork.

Ai ka qenë njeri shumë i rëndësishëm dhe akuzohet për lidhje të tij me pagesa të një oligarku rus dhe nuk ka lidhje me ngjarjet e Shqipërisë. ngjarjet nuk faktojnë krime dhe përfshirje të autoriteteve shqiptare. Ai ka pasur një thyerje të etikës për mos deklarimin e kontakteve. Sa i përket atij të Nick Muzin, rasti i është nënshtruar drejtësisë amerikane dhe as nuk i ka hedhur poshtë që paratë e marra kanë origjinë ruse. Ka dokumente zyrtare, që thuhet se PD ka përfituar para ruse, deri sa ky fakt u fut edhe në raportet e DASH, provë e faktuar. Kjo nuk ka lidhje me kontaktet apo episodet me zyrtarët shqiptarë. A ka lidhje se nuk i ka deklaruar ai, por për këtë nuk mund të bëhet me faj kryeministri i Shqipërisë. mos ngatërrojmë dosjen e provuar të Muzin me cështjet e përfitimit të tij nga oligarku rus.

Lajmi ka rëndësi për Amerikën dhe jo me gjëra të Shqipërisë. Mos na dilni të bëni historitë qesharake të Sali Berishës, i njohur i tij që ka lidh çështjet me Nick Muzin. Kjo po bëhet për të sfmuar 21 Janarin. Ajnë filma thriller që vetëm në mendjen e Sali Berishës mund të quhen të vërteta, që kryeministri shqiptar dhe një shqiptar, kushëri i Besnik Mustafajt lëvizka këto. Kjo është si të marrësh filmin “Fije që priten” të Sami Amenit. Berisha mund të jetë nga rusfil, kthehet në rusofob. Kështu thoshte për portin e Durrësit, apo uzinën e Gramshit. Kjo është sindromë psikologjike. Mund të them se këto janë lidhje rastësore nuk kanë lidhje me interesat e Rusisë në Shqipëri.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?