Meta: Falënderoj Kryemadhin për dronin e së vërtetës për inceneratorët

Aktualitet Politike

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një komunikim për mediat u ndal tek përmbytjet në vend.

Meta u shpreh se keqadministrimi shkaktoi edhe përmbytjet masive në Shkodër, duke shtuar se mund të ishin shmangur.

“Administrimi mafioz i sistemit energjetik, KESH dështoi me qëllim dhe tani shkarkon prurjet dhe përmbytjet shtëpitë e shkodranëve. KESH mund të dilte në shitje më parë dhe jo më 16 janar dhe kështu do të ishin shmangur edhe përmbytjet. Fondet e dhëna janë skandaloze dhe nuk mund të ndihmojnë qytetarët. Hapja në mënyrë të pakontrolluar e kaskadës së Drinit. Qytetarëve të Shkodër që i janë përmbytur pronat anë mungesë të fondeve, dhe kjo është mungesë përgjegjësie. Me fatkeqësinë e shkodranëve ngrohin duart. Falënderoj deputeten Monika Kryemadhi lidhur me zbulimin e e të vërtetës me dronin e të vërtetës. Në filmimet e kryera me dronin e së vërtetës provohet e kundërta e deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Komision lidhur me inceneratorët.”, tha ai.

Gjithashtu Meta u shpreh se deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi nëpërmjet dronit të së vërtetës nxori zbuluar abuzimet me inceneratorët.

 

 

“Në filmimet e zhvilluara nga Droni i te vertetes qe nga korriku 2022 deri në janar të 2023, per nje periudhe prej 180 dite provohet e kundërta e deklaratave mashtruese të kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Krahasimi, pamjet me dron tregojnë që në inceneratorin e Tiranës dhe landfillin e Shkodrës kryhet i njëjti proces! Kryeministri në Komisionin Hetimor tha se: “procesi në inceneratorin e Tiranës është ekselent dhe më i liri në rajon”, ndaj Droni i te vertetes ka filmuar edhe procesin e punës në landfillin e Shkodrës. Nga krahasimi i pamjeve del që Tirana nuk ka incenerator, por thjesht një qendër grumbullimi mbetjesh të njëjtë me atë të Shkodrës. Por Bashkia e Shkodrës për të njëjtin proces, pra atë të groposjes paguan 1600 lekë të reja për ton. Ndërkohë Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton ose dyfishin, duke na e shitur si proces incenerimi kur ndërkohë kryhet vetëm groposje, pa diferencim. Edi Rama dhe Erion Veliaj janë një, ata duhet të dalin dy para drejtësisë Deklaratat e tyre në Komisionin Hetimor janë gënjeshtra dhe për veprimet dhe deklarimet e tyre provojne se Edi Rama dhe Erion Veliaj janë dy kokat kryesore të grupit të strukturuar kriminal të aferës së inceneratorëve. Edi Rama është krenar për atë groposjen e neveritshme primitive, është krenar sepse rrëmben paratë dhe i con tek offshori jashtë. Është shumë i lumtur për këtë gjë sepse firmos tak, tak, sepse ato tak, tak janë 430 milionë euro që kanë futur në xhep. Droni i se vertetes tregoi pamjet reale per te gjithe qytetaret shqiptare. Dhe sidomos per drejtesine qe duhet te nderprese kete proces te nderprese pagesat. Droni i te vertetes tregoi situaten reale me pamjet shume te qarta për çdo qytetar shqiptar. Situata është shumë e rëndë. Drejtësia shqiptare është në provën më të madhe se kurrë ndonjëherë në provën e ekzistencës së saj. Kjo hajdutëri është certifikuar dhe i është vënë vula dhe çdo qytetar e ka shume të qartë kete”, tha më tej Meta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?