Dosja/ Edi Rama ka korruptuar zyrtarin e FBI, Mc Gonigal, të punojë kundër Lulzim Bashës!

Aktualitet Analize Politike

Poli Hoxha

Që nga dita e hënë në mediet më të mëdha amerikane është bërë krye-lajm arrestimi i ish shefit të divizionit të kundërzbulimit të FB në Nju Jork, Charles McGonigal. Ky i fundit është arrestuar të shtunë sapo ka zbritur në aeroportin “Kenedi” dhe mbi të rëndojnë akuza të rënda. E para ka të bëjë me bashkëpunim dhe ndihmën që i ka dhënë një oligarku rus, në shkelje të sanksioneve amerikane.

Por McGonigal është i akuzuar paralelisht në një gjykatë në kryeqytetin Uashington për fshehjen e 225 mijë dollarë pagesave që pati marrë nga një burim i jashtëm me kombësi shqiptare, person me të cilin pati udhëtuar së bashku në Evropë dhe posaçërisht edhe në Shqipëri.

EKSLUZIVE- Dosja/ Edi Rama ka korruptuar zyrtarin e FBI, Mc Gonigal, të

Alfapress.al ka mundur të sigurojë dosjen dhe akuzën e plotë që ka ngritur Departamenti i Shtetit ndaj ish agjentit special të FBI. Faktet janë skandaloze dhe shpjegojnë shumë për zhvillimet politike të 3-4 viteve të fundit edhe në Shqipëri, me protagonist skemat e Edi Ramës për të luftuar opozitën.

Është vërtetuar edhe nga dëshmia e një personi “të penduar” se McGonigal është paguar nga njerëz pranë kryeministrit Edi Rama, 3 herë, me shumën e plotë 225 mijë dollarë, për të ndikuar që FBI të hapë një hetim për një nga firmat e lobimit në SHBA e cila kishte kontratë me Lulzim Bashën si kryetar i Partisë Demokratike në atë kohë.

Gjithashtu ai është porositur që për këtë plan të shtyjë, edhe policinë e Nju Jorkut. Mësohet se qëllimi ka qenë implikimi i Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike me synim që kryeministri Edi Rama të përdorte “hetimin në SHBA ndaj kryetarit të opozitës”, për të goditur rivalin e tij më të madh dhe që i rrezikonte postin e kryeministrit, Lulzim Bashën. Në dosje përveç të tjerave del si pikë kontakti në gjithë këtë skandal, Dorian Duçka, (Personi B), ish-zëvendës ministër i Ekonomisë në qeverinë Berisha-Metaj dhe njëkohësisht i kushëri i këtij të fundit, i cili rezulton si këshilltarë i jashtëm i kryeministrit për “investimet e huaja” dhe drejtor në Berlin, për një konglomeratë kinze të energjitikës.

Një tjetër personazh kyç është Agron Neza me nënshtetësi amerikane dhe rezident në Nju Xhersi i cili është edhe “Personi A” në dosje. Gjykata në SHBA ka urdhëruar hetimin dhe dokumentimin e çdo kontakti, dhurata, takime konfidenciale të Ramës, Nezës, Duçkës dhe Charles McGonigal.

Dosja- lidhja direkte me Edi Ramën dhe takimet konfidenciale

Në  një pjesë të mirë të dosjes përmendet shpesh “Personi A” i cili është një ish-zyrtarë i shërbimit sekret shqiptarë me nënshtetësi amerikane i cili banon në Nju Xhersi. Ai është Agron Neza.

Në fund të vitit 2017, autoritetet akuzuan Mc Gonigal se ai mori një shumë të madhe parash që arrinte në 225,000 dollarë nga Personi A, (Neza). Herën e parë, në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në qytetin e Nju Jorkut, dy herët e tjera në shtëpinë e personit në Nju Xhersi.

Ja çfarë shkruhet tekstualisht në dosjen e aktakuzës:

16. Personi A ishte shtetas i natyralizuar i Shteteve të Bashkuara, i lindur në Shqipëri dhe i cili banonte në Nju Xhersi. Personi A kishte qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare dekada më parë.

13. Qëllimi i skemës ishte që i pandehuri Mc Gonigal të fshihej nga FBI dhe publiku, informacioni material, që është natyra e marrëdhënies së tij me Personin A, për të përfshirë marrjen e të paktën $225,000 nga Personi A, udhëtimi me Personin A në Evropë dhe marrëdhëniet e vazhdueshme me shtetas të huaj që i janë prezantuar nga personi A dhe bashkëpunëtorët e personit A, të cilin i pandehuri Mc Gonigal iu kërkua të raportonte dhe që krijoi ne fakt  konflikti të dukshëm te interesit ndërmjet detyrave zyrtare të të pandehurit Mc Gonigal dhe financave të tij private.

17. I pandehuri Mc Gonigal u angazhua në një marrëdhënie financiare private me Personin A që në fakt ose në dukje binte ndesh me detyrat e tij zyrtare të FBI-së. Për shembull, ndër të tjera, i pandehuri Mc Gonigal bëri që FBI-NY të hapte një hetim penal për një shtetas amerikan në të cilin Personi A do të shërbente si një burim njerëzor konfidencial dhe i pandehuri Mc Gonigal u përpoq për të organizuar një takim ndërmjet personave C dhe D dhe autoriteteve të qeverisë së SHBA-së që do të përfitonte Personi A financiarisht, gjatë gjithë kohës duke fshehur nga i pandehuri i FBI-së Mc Gonigal pranimin e të paktën 225,000 dollarë nga Personi A.

EKSLUZIVE- Dosja/ Edi Rama ka korruptuar zyrtarin e FBI, Mc Gonigal, të

25. Pas udhëtimit të tij në shtator në Shqipëri, i pandehuri Mc Gonigal mbajti një marrëdhënie të vazhdueshme me Kryeministrin e Shqipërisë.

26. Më 5 tetor 2017, jashtë një restoranti, në një makinë të parkuar Në Qytetin e Nju Jorkut, i pandehuri Mc Gonigal mori afërsisht 80,000 dollarë para nga Personi A.

27. Në vjeshtën e vitit 2017, në rezidencën e Personit A në Nju Xhersi, i pandehuri Mc Gonigal dy herë mori para cash nga Personi A, në shumat prej rreth 80,000 dhe 65,000 dollarë.

36. Më 25 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal informoi Departamentin E Drejtësisë, prokurori i referuar më lart për një hetim të ri penal të mundshëm që përfshin një shtetas AMERIKAN i cili ishte regjistruar për të kryer punë lobimi në Shtetet e Bashkuara në emër të një partie politike shqiptare, parti e ndryshme, (rivale) nga ajo në të cilën kryeministri ishte anëtar. Një ditë më parë, ai kishte marrë informacion nga Personi B për lobistin shtetas AMERIKAN.

EKSLUZIVE- Dosja/ Edi Rama ka korruptuar zyrtarin e FBI, Mc Gonigal, të

37. Në dhjetor 2017, McGonigal darkoi në Uashington, DC me Personin A dhe zyrtarë të qeverisë shqiptare. Ata darkuan në qytetin e Nju Jorkut me Personin A dhe Kryeministrin.

38. Më 4 janar 2018, i pandehuri Mc Gonigal mori informacion në lidhje me lobistin e shtetasin Amerikan që kishte origjinën me Personin A, dhe ai ia përcolli informacionin  nje tjetër agjenti Special të FBI, te nesërmen.

39. Më 22 janar 2018, i pandehuri Mc Gonigal paraqiti NJË FD-772b në lidhje me udhëtimin e tij në Nëntor në Austri të referuar më lart. Parashtresa në mënyrë të padrejtë nuk arriti të zbulojë se i pandehuri Mc Gonigal kishte udhëtuar në Shqipëri si dhe në Austri, ose se ishte takuar ose me Personin B ose me Kryeministrin e Shqipërisë, ose se kishte zbuluar punësimin e tin ne FBI për një shtetas të huaj jashtë biznesit zyrtar.

40. Më 22 janar 2018, i pandehuri Mc Gonigal mori informacion në lidhje me lobistin amerikan nga Personi A, dhe ai ia përcolli informacionin një zyrtari tjeter. Personi A kishte marrë informacionin nga Zyra e Kryeministrit shqiptar.

41. Nga 21 shkurt 2018, deri më 24 shkurt 2018, i pandehuri Mc Gonigal udhëtoi me personin A në Shqipëri, por ai nuk e raportoi udhëtimin në FBI siç kërkohej duke përdorur Format FD-772 ose FD-772b.

42. Më 26 shkurt 2018, FBI-NY hapi zyrtarisht një hetim penal u përqendrua te lobisti qytetar amerikan me kërkesën e të pandehurit Mc Gonigal dhe me udhëzimin e tij.

EKSLUZIVE- Dosja/ Edi Rama ka korruptuar zyrtarin e FBI, Mc Gonigal, të

Personi A u identifikua më vonë nga FBI-NY si një burim njerëzor konfidencial që e mbështet hetimi dhe Personi A i dha informacion FBI-NY gjatë hetimit. Personi B më vonë ndihmoi në lehtësimin e një takimi midis FBI-NY dhe dëshmitarëve të vendosur në Evropë nga, mes gjëra të tjera, duke paguar shpenzimet e udhëtimit të dëshmitarit. I pandehuri Mc Gonigal nuk e kishte zbuluar në asnjë moment FBI-së marrëdhënien e tij financiare me Personin A dhe as nuk zbuloi kontaktet e tij të vazhdueshme me personin B siç kërkohej duke përdorur formularin FD-981.

43. Më 4 mars 2018, i pandehuri Mc Gonigal darkoi në Uashington, D.C., me, midis të tjerët, Personi A, Kryeministri i Shqipërisë dhe një ish-agjent special i FBI-së që punonte në një firmë ndërkombëtare shërbimesh profesionale.

44. Nga 26 prilli 2018, deri më 2 maj 2018, i pandehuri McGonigal udhëtoi me Personi A në Evropë, përfshirë Shqipërinë, por nuk e raportoi udhëtimin në FBI siç kërkohej duke përdorur format FD-772 ose FD-772b.

Loja politike në Shqipëri duke korruptuar FB-në

“Hetimi” i porositur dështoi, por paralelisht u porositën edhe disa shkrime në medien “Mather Jones” të cilat duke ju referuar shpesh “hetimeve të FB” të iniciuara nga MCGoing pas një pagese prej 225 mijë dollarësh implikonin Lulzim Bashën dhe partinë Demokratike për lobim të paligjshëm dhe të dyshimtë në SHBA.

Kjo retorikë është përdorur shumë fortë nga Edi Rama, veçanërisht gjatë periudhës së “Çadrës” dhe protestave të fuqishme në vitet 2018-2019.

Por e çuditshme është që menjëherë pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës nga SHBA dhe përjashtimit të tij nga grupi parlamentarë i PD, edhe ky në mënyrë sistematike e ka sulmuar atë me të njëjtën “armë” si Edi Rama. Janë publike dhe të shumta deklarimet e Sali Berishës se “Lulzim Basha po hetohet nga FBI në SHBA dhe se ai nuk shkel dot aty se e arrestojnë. Të njëjtën retorikë ka përdorur shpesh edhe Ilir Metaj, së bashku me eksponentë të rëndësishëm të partisë që drejton.

Kjo fushatë treshe për të goditur Lulzim Bashën morri fund, pasi ky i fundit pak kohë më parë pati dy vizita të rëndësishme në SHBA dhe jo vetëm që nuk u arrestua, por edhe u prit nga shumë personalitete.

Gjithashtu mësohet se Edi Rama i cili nuk mohoi pak muaj më parë miqësinë me MCGoing, pas një shkrimi të “BusinessInside” ishte vënë në dijeni për arrestimin e bujshëm dhe mbylljen e hetimit në SHBA. Kjo përkon me një fushatë “qesharake” denoncimesh për 21 janarin. Në mënyrë absurde ka futur ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën për të bërë denoncim në SPAK, kurse Taulant Balla shkio edhe më tutje duke njoftuar mbrëmë te Blendi Fevziu se denoncimin do ta bëjë,  edhe grupi parlamentarë dhe vetë Partia Socialiste.

Në fakt hetimi për 21 Janarin duhet çuar deri në fund për të zbardhur rolin e Berishës edhe të Ramës në atë ngjarje ku u vranë 4 shqiptarë të pafajshëm. Por duket se Rama po synon që të hedhë “tymuese” duke tentuar të fsheh dhe sfumojë sa të mundet skandalin që i ka plasur në SHBA, duke korruptuar një zyrtarë të FBI për të punuar kundër opozitës.

SPAK duhet të nisë urgjentisht një hetim këtu për këtë ngjarje të rëndë. Nga dolën 225 mijë dollarët dhe si lidhet kjo pagesë me koncesionin e naftës në Cakran. Për këtë çështje së shpejti Alfapress.al do të nxjerrë fakte dhe dokumente, ku ish-zyrtari i FBI,  MCGoing, është i përfshirë si aksionierë i një firme konsulence e cila “rastësisht” në Tiranë ka të njëjtën adresë me atë të kompanisë me seli në Zvicër, (e lidhur me para ruse), e cila e fitoi këtë koncesion.

Gjithashtu ka një pyetje dhe një indicie të madhe për hetim nga SPAK:

Nëse kryeministri i Shqipërisë ka arritur deri aty sa të korruptojë një zyrtarë të FBI për të goditur PD-në dhe kryetarin e saj Lulzim Basha, çfarë mund të ketë bërë këtu Brenda për të njëjtin qëllim me Shërbimin Informativ dhe Policinë e Shtetit?!/Alfapress.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?