Policia e Shtetit do të blejë “Jet-Sky” me vlerë 655 mijë euro

Aktualitet
Nga Boldnews.al

Policia e Shtetit na risjell edhe njëherë në vëmendje tragjedinë e gushtit të vitit të kaluar, ku një punonjës polici i mori jetën në mënyrë makabre engjëllit 7 vjeçar. Arjan Tase masakroi me një mjet lundrues Jonadën. Ngjarja shkaktoi zemëratë të pamasë, teksa autori ishte personi i cili duhej të vendoste rregull. Madje, me uniformë dhe armë policore.

Ndërkohë, pa kaluar shumë muaj nga kjo ngjarje, Policia e Shtetit, po bën një tender me një vlerë të madhe. Por, çfarë do të blejë dhe si lidhet e gjitha kjo me këtë masakër?! Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, drejtori Muhamet Rrumbullaku ka firmosur urdhrin për të blerë mjete lundruese. Do të prokurohen dhjetëra “Jet Sky”, të njëjta me ato që qarkullojnë në brigjet shqiptare gjatë verës, që bëhen shqetësim për turistikë dhe pushues.

Por, duke parë të kaluarën e afërt apo të largët, kur vetë më të rrezikshmit janë njerëzit me uniformë, me të drejtë na lindin disa pyetje;

Kush do t’i drejtojë këto mjete lundruese?

Turistë dhe pushues kujdes! Policia e Shtetit do të blejë “Jet-Sky” me vlerë 655 mijë euro

A janë bërë trajnime të Punonjësve të Policisë së Shtetit për këto mjete?

Çfarë kursi kanë ndjekur dhe a ka vërtetë kurse lundrimi në Shqipëri?

Nëse ka policë me patentë, kush ua kanë dhënë dhe a janë të certifikuar?

Shpallja e tenderit nga Policia e Shtetit për blerje “Jet Sky”

Natyrisht, lista e pyetjeve mund të jetë e gjatë, por të gjithë ne kemi të drejtë të mësojmë më shumë për mjetet dhe personat që do ti drejtojnë. A mund të ketë sërish ndonjë Arjan Tase në drejtimin e këtyre mjeteve lundruese? Padyshim që po, pasi përderisa nuk kemi një informacion, të gjithë janë të rrezikuar.

Por, le të ndalemi te tenderi i shpallur nga Policia e Shtetit. Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, është hapur tenderi i hapur mbi kufirin e lartë monetar me objekt “blerje mjete lundruese ‘Jet-Sky’ dhe karela rimorkimi”. Fondi limit për këtë procedurë është 76.228.739 lekë pa TVSH, ose 655.393 euro. “Kohëzgjatja e kontratës/marrëveshjes kuadër ose afati për zbatimin e saj është jo më shumë së 60 ditë nga nënshkrimi i kontratës” thuhet në këto dokumente. Tenderi do të realizohet në datën 23 shkurt 2023 në orën 10.00.

Modeli i mjeteve lundruese që do të blejë Policia e Shtetit

BoldNews.al shfletoi edhe dokumentet shoqëruese, të cilat hedhin dritë se çfarë mjetesh do të blihen. Në foton e mësipërme është edhe modeli i një mjeti që do të blihet. Mësohet se do të jenë plot 35 mjete lundruese “Jet Sky”, të cilat do të jenë në shërbim të Njësisë Policore Detare. Gjithashtu, do të blihen edhe 20 karela për “Jet Sky”, ndërsa mësohet se këto mjete do të jenë për minimumi 2 vetë. Kapaciteti i peshës minimumi 180 kilogramë, ndërsa gjatësia në parakolp do të jetë 330 centimetra dhe me gjerësi 120 centimetra.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?