Lajm i fundit: Edi Rama nën hetim

Aktualitet Politike

Statusi i plote i ish kryeministrit Berisha vetem pak minuta me pare:

Breaking News!

Edi Rama në hetim!

Të gjitha mediat e mëdha amerikane të Europës dhe botës informojnë me gërma të mëdha në faqe të para se:
Arrestohet Charls Mc Gonigal, shefi i konterineleigjencës së FBI për New Yorkun, këshilltari i ngushtë i Edi Ramës.

Ai u kap në flagrancë të merrte para nga një agjent i huaj (rus).
Në shtator të këtij viti mediat amerikane njoftuan se ish drejtori i konterinteligjencës së FBI për New Yorkun, Charls Mc Gonigal ishte nën hetim të thellë për lidhje me rusët dhe po kështu juria kishte urdhëruar të hetohej çdo lidhje, pagesë, e-mail, sms, telefonatat e tij me Edi Ramën, mbasi ai kishte shërbyer edhe si këshilltar për Edi Ramën. Pra Edi Rama kishte zgjedhur për keshilltar nje aset rus.

Këtu më poshtë keni shkrimin e Insider të përkthyer nga Lapsi. al dhe një nga kronikat e shtatorit të kaluar për Mc.Gonigal dhe lidhjet e tij me Ramen nga syri. net

SHKRIMI I PLOTË
Ekskluzive: Ish-zyrtari i lartë i FBI-së i përfshirë në hetimin Trump-Rusi. Nën vëzhgimin e prokurorëve federalë për lidhjet e tij me Rusinë
Një ish-agjent i nivelit të lartë të FBI-së, i cili ishte i përfshirë në hetimin për lidhjet mes fushatës së Trump dhe Rusisë gjatë zgjedhjeve të vitit 2016, është vënë vetë nën vëzhgimin e prokurorëve federalë për lidhjet e tij me Moskën dhe qeveri të tjera të huaja.
Në fund të vitit të kaluar, sipas dokumenteve të brendshme të gjykatës të siguruara nga Insajderi, prokurorët amerikanë mblodhën fshehurazi një juri të madhe. Ajo shqyrtoi sjelljen e Charles McGonigal, ish-kreut të kundërzbulimit në zyrën në terren të FBI-së në New York.
Departamenti i Drejtësisë nuk pranoi të komentonte se çfarë po hetonte juria e madhe. nëse ajo është ende aktive. Por një thirrje dëshmitarësh e marrë nga Insajderi duket se tregon se autoritetet po shqyrtojnë marrëdhëniet e biznesit të McGonigal me një ndihmës të afërt të Oleg Deripaska. Ky është një oligark miliarder rus. Ai ishte në qendër të akuzave se Rusia ka bashkëpunuar me fushatën e Trump për ndërhyjnë në zgjedhjet e 2016-ës.
Thirrja, e lëshuar në nëntor, kërkon informacione në lidhje me McGonigal dhe një firmë konsulente në hije të quajtur Spectrum Risk Solutions. Një javë pas lëshimit të thirrjes, një emigrant me origjinë sovjetike i quajtur Sergey Shestakov u thirr nga hetuesit. Ai tha se McGonigal e kishte ndihmuar atë për bashkëpunimin e kompanisë Deripaska dhe Spectrum Risk Solutions.
LEXO EDHE: Basha, para nga Kremlini/ Si qëndron e vërteta
Në dosje thuhet gjithashtu se McGonigal ndihmoi për lidhjen e tij me Kobre&Kim. Kjo është një firmë ligjore në Nju Jork e specializuar në përfaqësimin e klientëve që po hetohen mbi dyshimet për “mashtrim dhe sjellje të pahijshme”.
Shestakov është identifikuar në panelet televizive si një ish-zyrtar i ministrisë së jashtme sovjetike dhe ish-shef i shtabit të ambasadorit sovjetik në Kombet e Bashkuara. Ai pranoi se kishte dhënë 33 mijë dollarë për ndihmën nga agjenti i FBI.
Nuk ka qenë domosdoshmërisht e paligjshme që McGonigal të punonte në emër të Deripaskës. Mosraportimi i aktiviteteve si lobimi dhe marrëdhëniet me publikun, dënohet 250 mijë dollarë gjobë dhe deri në 5 vjet burg.
Kompania Deripaska u sanksionua nga Departamenti i Thesarit në vitin 2018. U akuzua për lidhje me agjentë të Kremlinit dhe është akuzuar për urdhërimin e vrasjes së një biznesmeni.
“Nëse McGonigal ngatërrohet në ndonjë formë apo formë me Deripaskën. Kjo më duket e pahijshme, për ta thënë me mirësjellje”, – thotë Tim Weiner, autori i librit “Armiqtë: Historia e FBI”. As McGonigal dhe as ata me të cilët ai përmendet nuk iu përgjigjën kërkesave për koment nga “Insajder”.
“Kjo nuk është një çështje që ne mund të japim një deklaratë në këtë moment,” – tha një përfaqësues i fimës ligjore Kobre & Kim.
Nuk është e qartë nëse McGonigal është ende fokusi i hetimit të jurisë së madhe, apo thjesht një subjekt, aktivitetet e të cilit janë të lidhura me të. Nuk ka asgjë në dokumentet e gjykatës që të sugjerojë se McGonigal u soll në mënyrë të papërshtatshme gjatë hetimit të FBI-së për fushatën e Trump.
Por materialet e kërkuara për thirrjen e dëshmitarëve ngrenë pikëpyetje nëse një agjent i lartë i FBI-së mund të ketë spiunuar lidhjet që ai ka bërë gjatë viteve të shërbimit të tij publik për përfitime private, një praktikë shumë e zakonshme në Uashington.
Çfarëdo qofshin veprimet e McGonigal. fakti që ai është përfshirë në një hetim të jurisë së madhe është shumë i pazakontë. Sipas një ish-zyrtari të lartë në Departamentin e Drejtësisë, prokurorët pothuajse kurrë nuk i konsiderojnë akuzat kundër dikujt kaq të lartë në FBI. Zyrtari kërkoi të mos identifikohej.
“Është shumë e rrallë që ish-njerëzit e FBI-së, dhe sigurisht ish-njerëz të lartë të FBI-së, të përfundojnë para jurisë së madhe”, – tha zyrtari.
Gjyqi federal i McGonigal është veçanërisht i habitshëm duke pasur parasysh punën e tij në FBI. Para daljes në pension në vitin 2018, McGonigal drejtoi hetimin e WikiLeaks. Ai arrestoi këshilltaren e sigurisë kombëtare të Bill Clinton, Sandy Berger. Kjo për heqjen e materialeve të klasifikuara nga një dhomë leximi e Arkivit Kombëtar.
Ai drejtoi kërkimin për një spiun kinez brenda CIA-s. Kjo në vitin 2016, kur u shfaqën raporte se Rusia kishte hakuar sistemin e postës elektronike të Komitetit Kombëtar Demokratik. McGonigal shërbente atëherë si shef i seksionit të krimeve kibernetike në selinë e FBI-së në Uashington.
Në atë cilësi, ai ishte një nga zyrtarët e parë që mësoi se një zyrtar i fushatës së Trump ishte mburrur se rusët kishin dokumente të pista mbi Clinton. Më vonë atë vit, drejtori i FBI-së, James Comey e promovoi për të mbikëqyrur operacionet e kundërzbulimit në Nju Jork.
Sipas fletë-thirrjes së dëshmitarëve, prokurorët po shqyrtojnë gjithashtu nëse McGonigal ka lidhje me qeverinë e Bosnjë dhe Hercegovinës. Por edhe nëse ka marrë ndonjë “pagesë apo dhuratë” nga qeveritë e Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Dy burime i thanë Insajderit se McGonigal ishte i afërt me Edi Ramën. Ai shërben si kryeministër i Shqipërisë që nga viti 2013.
Sipas një emaili të parë nga Insajderi, McGonigal përdori llogarinë e tij zyrtare të e-mailit të FBI-së për të tentuar të organizonte një takim mes Ramës dhe një biznesmeni amerikan. Kryeministri po mendonte ta punësonte firmën në një nismë kundër korrupsionit. Në fund, FBI nuk i dha miratimin McGonigal për takimin dhe ai nuk u zhvillua kurrë.

Një përfaqësues i Ramës tha se marrëdhënia e kryeministrit me McGonigal ishte “një marrëdhënie miqësore tërësisht private pa interes publik. Ne nuk kemi asnjë ide për ndonjë juri të madhe.
Asnjë autoritet amerikan nuk na ka kontaktuar ndonjëherë për këtë. Nuk ka pasur kurrë takime me kompani, dhurata, pagesa, rimbursime të udhëtimeve përpara ose pasi zoti McGonigal të largohej nga puna.”
Që kur u largua nga FBI, McGonigal ka vazhduar të rrëfejë për eksperiencat në kundërzbulim. Në vitin 2020, ai u shfaq në një panel në Këshillin Atlantik. Aty dënoi korrupsionin e shërbimeve të sigurisë ruse.
“Ju po shihni një erozion në çdo shtet të së drejtës që lidhet me FSB-në. Do të jetë njëlloj me të pasurit në Shtetet e Bashkuara. FBI-ja duket si një element mashtrues, që vepron me urdhër të ofertuesit më të lartë.”
Profili i McGonigal në LinkedIn thotë se ai është nënkryetari i kompanisë Brookfield Properties. Kjo kompani ka shumë miliarda dollarë pasurish të paluajtshme në Nju Jork. Por ky informacion, me sa duket është i pasaktë.
“Charlie McGonigal nuk është më pjesë e Brookfield”, – tha Andrew Brent, shefi i komunikimit i Brookfield, për Insider. McGonigal u largua nga kompania, shtoi ai, në fillim të janarit. Pikërisht kur dëshmitarët ishin planifikuar të dilnin para jurisë së madhe.
©️Marrë nga Insajder, përshtati në shqip LAPSI hey

Dokumenti/ Ish-drejtuesi i FBI hetohet për lidhjet ruse, ja kush ishte njeriu që e bashkonte me Ramën
Syri.net 13:45, 16/09/2022
A+

Ish drejtuesi i FBI, Charles MCGongal dhe miku i kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama, janë vënë nën hetim për lidhjet me Rusinë.
Kështu shkruan prestigjozja amerikane Buisness Insaider. Në artikullin e websaitet amerikan te lajmeve financiare, theksohet se ish kreu i i Kundërzbulimit të FBI-së në SHBA, Charles McGonigal, ka përfunduar në radarët e prokurorëve federalë amerikanë për lidhjet e tij me Rusinë dhe qeveri të tjera të huaja, duke përfshire Bosnjë Hercegovinën, Shqipërinë, Kosovën e Malin e Zi.

Insider thekson se McGonigal ka lidhje me oligarkun miliarder rus, Oleg Deripaska, i njohur si i preferuari i Putinit.

Ndërkohë Inseder ka pulikuar edhe një dokument të lëshuar në nëtorm ku kërkohen të dhëna lidhur me ish drejtuesin e FBI, McGonigal dhe një firmë konsulente në hije të quajtur Spectrum Risk Solutions.

Në këtë dokument, janë të përfshirë edhe emra që duket se kanë punuar për llogari te kryeministrit Rama, si Agron Neza dhe Dorian Ducka.
Në dokument flitet edhe në lidhje me pagesat apo dhuratat të Charles MCGongal, nga Agron Neza, Dorian Ducka, ose çdo person i lidhur me qeverinë shqipare.
Ndërkohë Dorian Ducka nuk është një emer i panjohur. Ai gjithashtu ka lidhje të afërta me kryeministrin Edi Rama, duke i mundësuar atij takime me zyrtarë të huaj.
Në media ka qarkulluar një foto e Edi Ramës me themeluesin e Facebook, Mark Zuckenber, në takimin e realizuar pikërisht falë Dorian Duckës.
Gjithashtu kryeministri Edi Rama është takuar me deputetin e CDU/CSU, Mark Hauptmann në 2 tetor 2020 në Shqipëri.
Hauptmann është parë teksa del nga kryeministria i shoqëruar nga një emër i njohur për qeveritarët e sotëm dhe ai është Dorian Ducka, një mik i afërt i kryeministrit Edi Rama, i hasur në jo pak “gosti” të brendshme të socialistëve, ku më i spikaturi prej tyre është Taulant Balla i cili njihet si mik i vjetër i tij.
Mark Hauptmann, që u shfaq në skenën e krizës politike, në Berlin, njihet si miku i sponsorizuar i Taulant Ballës dhe të Dorian Duckës, për llogari të Ramës.
Gjithashtu kujtojmë që Dorian Ducka ka qënë pjesë e qeverisë së Edi Ramës si zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?