Aksident i frikshëm, makina përmbyset në oborrin e një shtëpie, humb jetën çifti dhe plagoset shoferi

Rajoni

Një aksident i rëndë është shënuar në Kos të Greqisë, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona. Mediat bëjnë me dije se për shkak të shpejtësisë së lartë, makina ku po udhëtonin 3 persona ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur duke përfunduar në oborrin e një shtëpie.

25-vjeçarja e ulur në sediljen e pasme ka gjetur vdekjen dhe kanë mbetur të plagosur rëndë pasagjeri 40-vjeçar dhe drejtuesi i mjetit. 40-vjeçari ka ndërruar jetë pak pasi është dërguar në spital, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?