Peleshi për situatën në vend: Janë liruar akset rrugore kombëtare, ja si është gjendja në Shkodër e Lezhë

Aktualitet

Ministri i Mbrojtes, Niko Peleshi, ka bërë me dije se në të gjithë territorin e vendit ka pasur një përmirësim të situatës, pas ditëve me mot të keq dhe reshje të dendura shiu dhe bore.

Përmes një postimi në “facebook”, Peleshi se po punohet me borëpastruese për zhbllokimin e disa akseve në veri të vendit dhe kriposja e disa akseve të tjera.

Ministri thekson se momentalish të gjitha akset rrugore kombëtare qarkullimi është i lirë, ndërkohë shton se në banesat në Shkodër dhe Lezhë nuk ka prezencë uji.

Postimi i plotë:

Në të gjithë territorin e vendit ka patur përmirësim të dukshëm të situatës që u krijua gjatë këtyre ditëve nga moti i keq. Nuk ka banesa nën ujë në Shkodër e Lezhë, por forcat e emergjencave civile, të ndihmuara edhe nga efektivë të FA po qëndrojnë pranë banorëve në zonat, ku ka patur kërkesë për ndihmë.

Po punohet me borëpastruese nga firmat kontraktore dhe ARRSH për zhbllokimin e disa akseve në veri të vendit, në Bogë-Theth, Qafë Thore- Theth, Dushaj-Lekbibaj dhe kriposjen e disa akseve ku ka prani bore. Në të gjitha akset rrugore kombëtare qarkullimi është i lirë.

Janë dërguar ndihma nga Rezervat e Shtetit si: ushqime, batanije, e çadra për familjet në 4 bashkitë e prekura nga tërmeti i 15 janarit në qarkun e Dibrës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?