Rama ia thotë në sy Presidentes së PE: Na penalizoni ne për korrupsionin, por ju shpërtheu në Bllokun tuaj!

Aktualitet

Kryeministri shqiptar Edi Rama i tha presidentes së Parlamentit Europian Roberta Metsola të enjten se “Karma is a bitch” – duke iu referuar skandalit më të madh të korrupsionit që përfshiu institucionin në javët e fundit, raporton politico.eu.

Duke hedhur fjalën tek hipokrizia për korrupsionin nga vende që janë akoma në këtë klub – dhe në parlamentin evropian – Rama sugjeroi që BE tani kërkon standarte më të larta për ata që duan të jenë pjesë e saj ( si shqipëria) sesa ato që kanë vendet anëtare.

“Më shumë se gjysma e vendeve të BE nuk do të jenë të afta të bashkohen me këtë organizatë” tha Rama duke folur për panelin Politico gjatë forumit ekonomik në Davos të Zvicrës. “Nuk po flas për ish vendet komuniste. Po flas gjithashtu për themeluesit, më besoni”.

Parlamenti ka qenë në qendër të një hetimi të gjerë nëse qeveritë e huaja, duke përfshirë Katarin dhe Marokun kanë ndikuar ilegalisht në punën e tij. Hetimi ka futur në kurth një ish nënkryetar të parlamentit, një ish deputet, një asistent parlametar dhe një shef të OJQ dhe ka hedhur dritë mbi procedurat e institucionit për tu marrë me konfliktin e interesit.

Kryeministri shqiptar pretendoi se procesi i anëtarësimit për vende kandidate është i ndryshëm kur vende si Malta, që është vendi i origjinës së metsolës, u përfshinë në Bllok, duke thënë se është bërë një gjë e padrejtë. Shqipëria renditet e 110 në indeksin e perceptimit të korrupsionit të Transparency International, poshtë Afrikës së Jugut, Bjellorusisë e Kazakistanit.

Metsola tha se Parlamenti ka qenë shumë pozitiv kur vjen puna për zgjerimin e BE sepse ‘shumë prej nesh e mbajnë mend kur ne u anëtarësuam”.

Por kur Rama tha se vendi i tij ishte duke mësuar nga BE sesi të ndërtojë institucioent demokratike, ai ende ka një ndjenjë që BE ndjeu tronditje kur shpërtheu skandali.

“Roberta më fal. Më duhet ta them, kur kjo çështje korrupsioni doli në dritë unë thashë: Karma is a bitch” tha si.

Herët këtë muaj, Metsola lajmëroi 14 reforma për sistemin që të jetë në transparencë të plotë me rregullat për parlamentarët, në dritën e zhvillimeve të skandalit të korrupsionit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?