Mësuesi i arrestuar për ngacmim seksual është këshilltar i PS në bashkinë e Tepelenës

Aktualitet

Kleanthi Laçi, mësuesi 59-vjeçar në një shkollë 9-vjeçare në qytetin e Tepelenës ështëe tashmë në burg me akuzën se ka ngacmuar seksualisht 2 nxënëse të mitura të kësaj shkolle. Sot, Ora News raporton se mësuesi është pjesë e Partisë Socialiste dhe më konkretisht, ai rezulton si i zgjedhur në bashkinë e Tepelenës që drejtohet nga Tërmet Peçi, në rolin e këshilltarit të bashkisë nga PS. Por edhe pse kanë kaluar 6 ditë që nga denoncimi për Laçin, deri më tani, PS dhe bashkia Tepelenë nuk kanë marrë asnjë masë për  ta përjashtuar si këshilltar mësuesin në fjalë.

Kleanthi Laçi, Mësuesi i edukimit fizik në Tepelenë, u pezullua nga detyra pasi është prangosur fillimisht për akuzat “Ngacmimi seksual” dhe “Kallëzimi i rremë”. Ai u dhunua disa ditë më parë nga 3 persona dhe mohoi të kishte konflikte. Ai deklaroi se nuk dinte arsyen e dhunimit dhe nuk i njihte autorët. Por njëri prej tyre, Alvi Gumeni, një emigrant i kthyer nga jashtë vendit u vetëdorëzua në Polici dhe shpjegoi arsyet e konfliktit. Ai tha se e kishte dhunuar mësuesin pasi motra e tij i kishte rrëfyer se mësuesi e kishte ngacmuar seksualisht.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?