Partizanin e pret një tjetër sfidë “balte”

Sport

Fitorja në Kupën e Shqipërisë qetësoi disi ujërat te Partizani. Xhuljano Skuka bëri detyrën duke shënuar dy gola në Peshkopi ndaj Korabit, për më tepër të kuqtë janë thuajse në çerekfinale. Janë ditë intensive për demat, por që po menaxhohen me kujdes.

Humbja në kampionat ndaj Vllaznisë duket e arkivuar tashmë dhe vëmendja totale është te sfida e fundjavës me Kastriotin në transfertë. Terreni i fushës në stadiumin e Kamzës, impiant ku do të zhvillohet ndeshja, mbetet një problem, sidomos pas shirave të ditëve të fundit.

Por duke parë ndeshjen e Kupës, ku terreni ishte edhe më i keq, jep besim se të kuqtë dinë të përballojnë edhe sfida në kushte të tilla, pavarësisht se Kastrioti nuk është Korabi. Lajmi i mirë është se Viktor da Silva pritet të grumbullohet në ndeshjen ndaj Kastriotit.

Fantazisti ka nisur prej disa ditësh stërvitjen me grupin dhe Kolela do të vendosë nëse braziliani mund të marrë minuta që të shtunën. Edhe situata në merkato po monitorohet me kujdes.

 

 

Drejtuesit e Partizanit do ta lëshojnë Skukën vetëm për një ofertë që i afrohet 1 milion eurove, përndryshe sulmuesi dibran do të vijojë të kontribojë me synimin fitimin e titullit kampion.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?