Zbardhet dosja e plotë/ Dëmi 1.2 mln euro nga buxheti i shtetit

Aktualitet

News24 dhe BalkanWeb zbardh dosjen hetimore për çështjen ku u arrestuan sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, së bashku me drejtorin e personelit në këtë institucion, Fatmir Hoxhaj dhe Alban Ruli, përmbarues.

Zyrtarët akuzohen për “Shpërdorim detyre” , ndërsa dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit është 1.2 mln euro. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar dosjen ku thuhet se si qytetari nën hetim Ilir Thana, ka përfituar para të paligjshme nga Ministria e Financave.

“Ilir Thana ka bërë tërheqje të shumta nga llogaria e motrës së tij, i pajisur me prokurë të posaçme duke bërë tërheqje thuajse çdo ditë të shumave që variojnë deri në 1 milion lekë të reja. Tërheqjet nga ky shtetas rezulton se janë kryer për periudhën 11.10.2022 deri në 14.12.2022. Ka dyshime se veprimet e përmbaruesit të Ministrisë së Financave dhe personave të tjerë, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga buxheti i shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur.”, thuhet në dosje.

Sipas dosjes më datën 16 shtator 2022 ka dalë sërish urdhër i brendshëm, konkretisht bllokim i fondeve buxhetore në shumën 145.583.781 lekë nënshtruar nga Elmira Feto, kryetare e Degës së Therasit Tiranë. Në datën 7 tetor 2022, kreditori Ilir Thana i kërkon përmbaruesit Alban Ruli që çdo shumë që do të kreditohet, t’i dhurohet motrës së tij Shpresa Prifti.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?