
Një ngjarje e rënë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Paris. Sipas mediave vendase mësohet se në stacionin e trenit Gare du Nord një person ka sulmuar me thikë disa persona.
Në një postim në “Twitter”, ministri i Brendshëm Gerald Darmani, u shpreh se sulmuesi është neutralizuar shpejt dhe ka rënë në prangat e policisë.
Stacioni ku raportohet se ka ndodhur sulmi është një prej stacioneve më të frekuentuara në Evropë dhe është një linjë e rëndësishme që lidh Parisin, Londrën dhe veriun e Evropës.
Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe se trenat janë duke operuar normalisht, raportoi Franceinfo.
Ndërkaq, televizioni BFM tha se policia ka përdorur armë zjarri për të ndaluar personin e dyshuar.
Total 0 Votes
0
0