Inter mposht kundërshtarin direkt për titull si Napoli me shifrat 1-0

Sport

Në pjesën e parë, zikaltërit do flirtonin me golin me anë të Darmian, por ky i fundit gabon nga fare pranë portës.

Në minutën e 56-të, Di Marco do niste një krosim fantastik për Edin Dzekon, me sulmuesin boshnjak që me goditje me kokë do mposhtte Meret.

Shifrat do mbeteshin të pandryshuara deri në fund, skuadra e Inzaghit shkon në vendin e katërt me 33 pikë. Në krahun tjetër, napoletanët qëndrojnë në krye me 41 pikë, por llogaritë e kampionatit janë më të hapura se kurrë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?