Rama darkë me figurat e shquara të kulturës dhe artit

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e djeshme organizoi një darkë në Pallatin e Brigadave me figurat e shquara të kulturës, artit dhe sportit.

Ka qenë vetë kryeministri ai i cili ditën e sotme ka ndarë disa momente të shkëputura nga kjo darkë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama krah fotove ka shkruar se ka qenë një mbrëmje e veçantë me një grup pensionistësh të veçantë të cilët i kanë dhënë shumë vendit tonë dhe se borxhi ndaj tyre do të jetë gjithnjë i pashlyeshëm.

“Një mbrëmje e veçantë me një grup pensionistësh të veçantë, kontribues të veçantë në jetën kulturore, sportive e shkencore të vendit, ndaj të cilëve borxhi i veçantë do të jetë gjithnjë i pashlyeshëm”, shkruan Rama.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?